Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli, është paraqitur sërish në SPAK ditën e sotme. I pyetur nga gazetarët, Suli deklaroi se ishte paraqitur në Strukturën e Posaçme për të sjellë disa dokumente.
Kujtojmë se Rakip Suli, i cili u paraqit në SPAK edhe dy ditë më parë, është kallëzuar nga banorët e Kamzës për shkelje dhe për korrupsion.
Kallëzimi është depozituar nga avokatja Adriana Kalaja, e cila ka raportuar se në SPAK kanë dorëzuar auditimin e KLSH, ku janë konstatuar shumë shkelje.
SPAK ka regjistruar procedimin penal për akuzat “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “shpërdorimi i detyrës”, “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. (A2 Televizion)