Braktisi foshnjën në parking, identifikohet nëna

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2023, 20:39 | Kronikë

Braktisi foshnjën në parking, identifikohet nëna

Policia e Shtetit bën me dije se ka identifikuar nënën që braktisi foshnjën e saj në parkingun e një pallati në zonën e Yzberishtit.

Sipas policisë, nëna e të sapolindurës është shtetasja E.I., 29-vjeçe nga Pogradeci, e cila banon në rrugën “3 dëshmorët”, në kryeqytet.

Foshnja u gjet mëngjesin e së mërkurës, e braktisur dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku mori dhe ndihmën mjekësore.

A2 CNN Livestream

A2 Business