Vdekja e elektriçistrit në Elbasan mund të ishte shmangur? Policia: Dispeçeri dhe shefi i ekipit shpërdoruan detyrën

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2023, 11:21 | Aktualitet

Vdekja e elektriçistrit në Elbasan mund të ishte shmangur?

Vdekja e 62-vjeçarit, elektriçist në Elbasan mund të mos kishte ndodhur, nëse kolegët e tij do të kishin kryer detyrën siç duhej. Sipas dyshimeve të para të policisë, shefi i ekipit të OSHEE-së dhe dispeçeri kanë shpërdoruar detyrën, duke sjellë pasoja të rënda.

Njëri, nuk ka informuar për ndërhyrjen e 61-vjeçarit në kabinë, ndonëse vetë ka qenë informuar për këtë e ndërsa tjetri nuk ka marrë masa për stakimin e energjisë elektrike në nënstacionin e zonës ku po punonte elektricisti.

Për pasojë dispeçeri është arrestuar nga Policia e ndërsa shefi i ekip[it është vënë në hetim.

"Në lidhje me informacionin e dhënë ditën e djeshme, për shtetasin A. T., 61 vjeç, punonjës i OSHEE-së, i cili humbi jetën sepse ra në kontakt me rrymën elektrike, gjatë punës për riparimin e një defekti në një kabinë në fshatin Muçan, ju bëjmë me dije se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, pas hetimeve të thelluara, të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, për zbardhjen e këtij rasti:

-arrestuan shtetasin A. N., 58 vjeç, banues në Cërrik, me detyrë dispeçer i OSHEE-së, për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë", pasi dyshohet se nuk ka marrë masa për stakimin e energjisë elektrike në nënstacionin e zonës ku po punonte shtetasi A. T.;

-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. S., 31 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë shef i ekipit të OSHEE-së, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës", pasi dyshohet se nuk ka informuar për ndërhyrjen e shtetasit A. T., në kabinë, ndonëse vetë ka qenë informuar për këtë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme", thuhet në njoftimin e Policisë. 

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni