Ndërron jetë elektricisti në Elbasan, po punonte për riparimin e një defekti

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2023, 13:51 | Kronikë

Ndërron jetë elektricisti në Elbasan, po punonte për

Një elektricist ka ndërruar jetë në fshatin Muçan, në Elbasan, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:45, ku shtetasi A. T., rreth 62 vjeç, banues në Elbasan, me profesion elektricist, dyshohet se aksidentalisht gjatë punës për riparimin e një defekti në një kabinë elektrike, në fshatin Muçan, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos