Shkarkohet Suella Braverman

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2023, 09:54 | Bota

Shkarkohet Suella Braverman

Suella Braverman është shkarkuar u shkarkua nga posti i Sekretares së Brendshme në Britaninë e Madhe.

Lajmi është bërë publik nga media britanike “The Sun”. Ky vendim erdhi pasi Braverman ka kritikuar protestat pro-Palestinës. Ajo i cilësoi protestat pro-Gazës si demonstrata që 'ndotin' rrugët me urrejtje e që 'nuk mund të vazhdojnë'.

Mediat vendase thonë se sekretari i Jashtëm James Cleverly është parë në Downing Street, duke ndezur spekulime se ai mund të zërë vendin e Braverman në Ministrinë e Brendshme.

Suella Braverman është një emër shumë i njohur edhe në Shqipëri për shkak të qëndrimit të ashpër që ajo ka mbajtur me emigrantët e paligjshëm shqiptarë që kanë shkuar në Britaninë e Madhe. Ajo “u kishte shpallur” luftë emigrantëve që vijnë me gomone, duke hartuar politika të ashpra deri në dërgimin e tyre në Ruandë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos