Policia zvicerane ka arrestuar një 36-vjeçar, autor i sulmit me dy të vrarë në Sion të Zvicrës. Autori u arrestua në rajonin Saint-Léonard. Mëngjesin e djeshëm, rreth orës 8, personi i armatosur ka qëlluar dhe ka vrarë një grua 34-vjeçare.
Sipas mediave të huaja, ai kishte ngacmuar disa herë një grua, duke kërkuar të kishte një marrëdhënie me të. Ndaj tij, kishte nisur një hetim paraprak, pas denoncimit të bërë nga gruaja.
Viktima e dytë ishte një 41-vjeçar, drejtues i një kompanie lokale për të cilën punonte autori. Nga të shtënat me armë zjarri, ka mbetur i plagosur një sekretar 49-vjeçar i së njëjtës kompani, i cili ka tentuar të lajmërojë autoritetet. (A2 Televizion)