Qindra tonë drogë e substance ilegale janë sekuestruar si pjesë e një operacioni ndërkombëtar anti-drogë, me dhjetëra vetë në pranga, si pjesëmarrës në trafikun e drogës, siç raporton Marina Kolumbiane.
45 ditë operacion, drejtuar nga marina ndërkombëtare “Orion”, u shtri në 42 vende në 4 kontinente, gjatë të cilit u sekuestruan plot 195 ton kokainë, 175 tonë marijuanë dhe 14.5 tonë hashash.
Vendet në të cilat u shtri operacioni dhe u zbulua sasia më e madhe e drogës janë Amerika, Belgjika, Spanja, Indonezia, Senegali, Brazili dhe Kolumbia. (A2 Televizion)