Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 42%
  • Tre herë në javë 25%
  • Vetëm në fundjavë 8%
  • Asnjëherë 25%

Fillon numërimi, zgjedhjet në Tajvan mes kërcënimit për pushtim nga Kina

Nga Xhevahir Qardaku
13 Janar 2024, 12:34 | Bota

Fillon numërimi, zgjedhjet në Tajvan mes kërcënimit për

19.5 milionë qytetarë u thirrën në votime në Tajvan për të zgjedhur presidentin dhe parlamentin e ri. Rezultati pritet që të përcaktojë lidhjet e ardhshme të territorit me Kinën. Tajvani është një ishull demokratik që vetëqeveriset, por pretendohet nga Kina kontinentale dhe nuk ka njohje ndërkombëtare si shtet.

Partia Demokratike Progresive në pushtet po kërkon një mandat të tretë dhe gjithmonë është përplasur me Pekinin për mbrojtjen e sovranitetit të Tajvanit.

Në anën tjetër, opozita po premton lidhje më të mira me Pekinin dhe paqe në ngushticën e Tajvanit. Megjithatë, votuesit në Tajvan janë më të shqetësuar për ekonominë sesa për Kinën.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli