Shkalla e shpyllëzimit në Amazonë ra me 50% gjatë 2023

Nga A2 CNN
13 Janar 2024, 12:00 | Bota

Shkalla e shpyllëzimit në Amazonë ra me 50% gjatë 2023

Shkalla e shpyllëzimit në Amazonën e Brazilit ka rënë në thuajse 50% gjatë vitit që lamë pas. Ministria e Mjedisit në Brazil bëri të ditur se kjo është shkalla më e ulët e regjistruar në 5 vitet e fundit.

Megjithatë, edhe pse një sipërfaqe më e vogël krahasuar me vitet e kaluara, zona e shpyllëzuar në Amazonë është mbi gjashtë herë më e madhe se sipërfaqja e qytetit të New York-ut.

Presidenti Luiz Inácio Lula da Silva u zotua që se do t’i jepte fund praktikës së prerjes së pyjeve deri në vitin 2030 kur mori detyrën.

Të dhënat paraprake nga Agjencia Kombëtare e Hapësirës Inpe treguan 5,153 km katrorë sipërfaqe të “rrafshuar” në Amazonë, krahasuar me 10,278 km katrorë që ishin në 2022.

Presidenti Lula premtoi që të rikthente pyjet e Amazonës në gjendjen e mëparshme si dhe të vinte para përgjegjësisë ata që quhen kriminelë të klimës.

Premtimet Lula i bëri gjatë samitit të klimës COP27, në 2022. Shkatërrimi i pyjeve të shiut u rrit në nivelin më të lartë në 12 vite kur vendin e drejtonte paraardhësi i Lula-s, Jair Bolsonaro. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos