Ndërsa ka ende më shumë se 20 gara kryesore në shtete të ndryshme, për betejën për kontrollin në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA, republikanët po rriten me shpejtësi dhe njëkohësisht edhe shanset e tyre për të marrë kontrollin e Kongresit.
Sipas mediave të huaja, në Partinë Republikane ndihen të sigurt për marrjen e kontrollit mbi Dhomën e Përfaqësuesve.
“Ne ndihemi shumë të sigurt”, tha një operativ i fushatës së GOP për CNN të mërkurën në mëngjes, por ata shtuan se zgjerimi i shumicës shumë përtej vendit ku ka qenë duket më pak i mundshëm tani.
Kujtojmë se kandidati republican arriti fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA, duke u shpallur kështu Presidenti i 47-të i vendit.
Ai arriti të mposhtte kandidaten demokrate Kamala Harris me një rezultat të konsiderueshëm. (A2 Televizion)