Gjenden falë shkrimit "Help", 3 marinarët amerikanë të zhdukur më 31 mars

Nga A2 CNN
12 Prill 2024, 07:04 | Bota

Gjenden falë shkrimit "Help", 3 marinarët amerikanë

Tre marinarë të zhdukur prej më shumë se një javë, janë gjetur dhe shpëtuar falë një operacioni të përbashkët të Marinës dhe Rojes Bregdetare të SHBA-së.

Ata u zhdukën në Paqësor për më shumë se një javë pasi kishin shkuar për peshkim në ishullin Pikelot, pjesë e arkipelagut mikronezian, më 31 mars.

Gjenden falë shkrimit "Help", 3 marinarët amerikanë

Tre ushtarët u gjurmuan falë shkrimit "Help" ("Ndihmë"), të cilin e kishin shkruar me shkronja të mëdha duke grumbulluar gjethe palme në rërën e një plazhi.

Gjenden falë shkrimit "Help", 3 marinarët amerikanë

Shkrimi u vu re nga një avion patrullimi detar i marinës amerikane P-8 Poseidon i vendosur në Japoninë jugore, i përfshirë në operacionet e kërkimit.

Gjenden falë shkrimit "Help", 3 marinarët amerikanë (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos