Ka shkuar në 90 numri i vdekjeve të lidhura me motin e keq në të gjithë SHBA-në, pasi vendi u godit nga stuhitë e egra të dimrit që në ditët e para të javës së kaluar.
25 humbje jetë u regjistruan në Tenesi dhe 16 në Oregon, i cili mbetet në gjendje emergjente pas stuhive të forta të akullit. Dhjetëra mijëra njerëz mbeten gjithashtu pa energji.
Ndërsa numri i vdekjeve ka qenë më i madh në Tenesi dhe Oregon, viktima janë raportuar gjithashtu në Illinois, Pensilvani, Misisipi, Uashington, Kentaki, Uisconsin, Nju-Jork, Nju-Xhersi.
Në një incident në Portland, tre persona u goditën për vdekje nga korrenti kur erërat e fuqishme shkaktuan rënien e një linje elektrik që goditi automjetin në të cilin po udhëtonin. Një foshnjë që ndodhej në makinë ka shpëtuar.
Zyrtarët në Misisipi po hetojnë gjithashtu personat përgjegjës për lajmet e rreme në internet për mungesën e mundshme të furnizimit me ujë për shkak të stuhisë, gjë që i shtyu banorët të ruajnë ujin në vaskat e tyre.
Lëvizja shkaktoi një rënie të përkohshme të presionit të ujit dhe tharje rubinetesh për mijëra banorë në Jackson, kryeqendra e Misisipit, i cili ka probleme historike të ujit. (A2 Televizion)