Greqia i vendos 3.1 milionë euro gjobë restorantit të VIP-ave në Mykonos

Nga A2 CNN
7 Tetor 2024, 09:48 | Bota

Greqia i vendos 3.1 milionë euro gjobë restorantit të VIP-ave

"Nammos", një nga restorantet më të njohura të ishullit idilik grek, Mykonos, është gjobitur nga autoritetet helene me 3.1 milionë euro, për shkak të shkeljeve të shumta tatimore dhe evazionit fiskal.

Vetëm për vitin 2018-2019, shuma e evazionit fiskal në restorantin e ndodhur në Mykonos, i cili menaxhohet nga Zannis Francescos dhe Sami Ibrahim, është 1.562.529.81 euro dhe së bashku me gjobën dhe shtesat arrin në 3.119.434.51 euro në total.

Gjoba iu komunikua dy prej tre themeluesve të restorantit të famshëm mikonian që drejtojnë biznesin. Kontrolli do të vazhdojë edhe për vitet e ardhshme financiare, ndërkohë që sipas informacioneve, përveç evazionit fiskal dhe shmangies së tatimeve të zbuluara nga kontrolli i AADE-së, ka edhe ankesa të shumta nga punonjësit e “Nammos” në Mykonos për trajtimin e tyre.

Borxhet dhe statusi

Sipas kontrollit të kryer nga një ekip i AADE-së, vetëm për vitin 2018-2019 kompania përgjegjëse për restorant Nammos që ndodhet buzë detit nuk ka paguar TVSH, FMY (Taksa e Shërbimeve të Punësimit), pullat dhe tatimin mbi të ardhurat.

Më konkretisht, shuma e TVSH-së arrin në 47,993.12 euro, pra është pak më e ulët se ajo prej 100,000 euro ose më shumë që sjell ndjekje penale për veprën konkrete të mospagesës së taksës specifike. Dy ortakët menaxhues gjithashtu nuk i kanë kthyer shtetit TVSH-në prej 129,150 euro dhe 21,027,78 euro si dhe dy pulla përkatësisht 110,043,20 dhe 382,707,29 euro.

Greqia i vendos 3.1 milionë euro gjobë restorantit të VIP-ave

Së fundmi, tatimi mbi të ardhurat prej 871,608,42 euro nuk është paguar, ku totali i borxheve ka arritur në 1,562,529,81, ndërsa llogaritari i “Nammos”,Chrysostomos Koukovinos, me gjasë nuk ka pasur përgjigje bindëse gjatë kontrollit.

Pavarësisht evazionit fiskal të zbuluar nga auditorët, të dy partnerët vazhdojnë të bëjnë një jetë luksoze jashtë kufijve grekë me Zanni Francesco që është vendosur p në Monako dhe Sami Ibrahimin në Dubai. Dy partnerët bashkë-menaxherë janë të përfshirë në regjimin specifik të menaxhimit të 'Nammos' duke krijuar një labirint prej të paktën 58 kompanish IKE, tek të cilat dyshohet se transferojnë detyrimet e tyre financiare dhe nxjerrin likuiditet për nevojat e tyre personale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos