
Ushtria izraelite konfirmoi sulmet e kryera “në disa shënjestra” në Bejrut gjatë natës. Siç deklaruan, në shënjestër ishin "objektet e ruajtjes së armëve" dhe pjesë të tjera të infrastrukturës së Hezbollahut.
Zëdhënësi në gjuhën arabe për Forcat e Mbrojtjes të Izraelit lëshoi urdhra të reja evakuimi për disa lagje përpara atyre që ai tha se do të ishin sulme ndaj objektivave që i përkisnin grupit militant të mbështetur nga Irani.
Gjatë natës, ekipe të CNN në terren raportuan se kishin dëgjuar shpërthime të vazhdueshme për disa orë.
Sipas raportimeve, sulmet e së shtunës mbrëma ishin ndër më të qëndrueshmet dhe më intensivet që janë parë në periferitë jugore të qytetit që nga fillimi i luftës.
Për numrin e viktimave nuk ka ende detaje. (A2 Televizion)