Ofensivë tokësore në Jabalia, sulmohet një xhami në Gaza, raportohen viktima e të plagosur

Nga Xhevahir Qardaku
6 Tetor 2024, 11:15 | Bota

Ofensivë tokësore në Jabalia, sulmohet një xhami në

Ushtria e Izraelit ka konfirmuar kryerjen e një sulmi ajror ndaj një xhamie në qendër të Rripit të Gazës.

“Në atë strukturë gjendej një qendër komanduese dhe kontrolli e terroristëve të Hamasit”, lexohet në njoftimin e forcave të Tel Avivit. Mediat ndërkombëtare raportojnë për të paktën 24 të vrarë dhe 93 të plagosur në sulmet e kryera në xhaminë në fjalë, por edhe në një shkollë.

Të dyja këto struktura strehonin me qindra të zhvendosur, njofton zyra e shtypit e qeverisë në Gaza. Ndërkohë, ushtria izraelite konfirmon se në kampin e refugjatëve Xhabalia, në veri të enklavës palestineze, ka nisur një operacion të ri tokësor.

“Fushata do të vijojë për aq kohë sa do të jetë e nevojshme për të shkatërruar infrastrukturën terroriste në zonë”, lexohet në një komunikatë të ushtrisë, të cituar nga mediat izraelite.

Tel Avivi thekson se në shënjestër ka depozita armësh dhe tunelet e celulave operative në veriun e Gazës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos