Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka konfirmuar mundësinë reale të arritjes së një marrëveshje mes Izraelit dhe Hamsit.
Në fjalimin e tij drejtuar kombit amerikan, Biden pranoi se në fazën e parë Hamasi do të lirojë një pjesë të pengjeve izraelite ndërsa Hamasi nga ana e tij kërkon që Izraelite të kthejë trupin e Yahya Sinwar i vrarë në Gaza nga IDF.
"Për sa i përket luftës midis Izraelit dhe Hamasit, jemi në prag të një propozimi që e parashtrova në detaje muaj më parë, por që më në fund u realizua. Kam folur me kryeministrin e Izraelit dje, kam folur me emirin e Katarit, mezi pres të flas me presidentin (Abdel Fattah el-) së shpejti do lirohen pengjet, ndaloni luftimet, siguroni sigurinë për Izraelin dhe na lejoni që të shtojmë në mënyrë të konsiderueshme ndihmën humanitare për palestinezët, të cilët kanë vuajtur tmerrësisht në këtë luftë që ka filluar Hamasi. Shumë komunitete janë shkatërruar. Populli palestinez meriton paqen dhe të drejtën për të përcaktuar të ardhmen e tij të ribashkuar, kështu që ne jemi inkurajues për të mbyllur këtë marrëveshje”, tha Biden. (A2 Televizion)