Tërmeti i fortë në Filipine

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2024, 08:21 | Bota

Tërmeti i fortë në Filipine

Një tërmet me magnitudë 5.7 është regjistruar në orën 11:22 me orën lokale në veri të ishullit Mindanao, në Filipine.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar Italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV) dhe shërbimi i monitorimit gjeologjik të SHBA-së USGS, tërmeti kishte një epiqendër në jug të Tungaos në 29 kilometra thellësi.

Aktualisht nuk disponohet asnjë informacion për ndonjë dëmtim të njerëzve apo sendeve.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu