Sulmi në Kishën Katolike në Stamboll, Turqia arreston 147 anëtarë të dyshuar të IS-it

Nga A2 CNN
26 Mars 2024, 17:15 | Bota

Sulmi në Kishën Katolike në Stamboll, Turqia arreston 147

Policia turke ka arrestuar 147 ekstremistë të dyshuar të Shtetit Islamik (IS) në operacionet e kryera në 30 qytete dhe provinca, tha ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya. Yerlikaya tha më 26 mars se edhe 40 të dyshuar të tjerë të IS-it u arrestuan të dielën.

Arrestimet vijnë në kohën kur disa ditë më parë IS-i mori përgjegjësinë për një sulm në një sallë koncertesh në Moskë të Rusisë. Turqia së fundi ka shpeshtuar operacionet kundër anëtarëve të dyshuar të IS-it.

Ky shtet në të kaluarën është përballur me disa sulme vdekjeprurëse terroriste, të lidhura me grupin ekstremist. REL shkruan se, Ankaraja ka fajësuar IS-in për një sulm në një kishë katolike në Stamboll në fund të janarit, ku u vra një person. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos