Sondazh: Preferoni që emri i fëmijës tuaj të jetë:
  • Tradicional 37%
  • Modern 5%
  • I trashëguar 16%
  • Unik 42%

“Isha kurioze”, 23-vjeçarja godet 100 herë me thikë një grua, i copëton trupin dhe ia hedh në një park

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2023, 14:54 | Bota

Një 23-vjeçare, e identifikuar si Jung Yoo-jung, ka qëlluar 100 herë me thikë një grua, në një rast që ka tronditur Korenë e Jugut. Ajo ishte e fiksuar pas krimit dhe serialeve me detektivë. Gjykata e dënoi me burgim të përjetshëm 23-vjeçaren, ndërsa ajo pranoi se e kishte vrarë për kuriozitet.

Duke dashur të kryente “vrasje” me çdo kusht, ajo përdori një aplikacion për të takuar një mësuese angleze dhe më pas e goditi për vdekje në shtëpinë e saj në maj. Vrasja brutale ka tronditur Korenë e Jugut. Jung, e cila jetonte me gjyshin e saj, kishte kërkuar për muaj të tërë viktima, duke përdorur një aplikacion online për të gjetur objektivin e saj.

Sipas mediave koreane, ajo kontaktoi më shumë se 50 persona dhe u fokusua te gratë. Në maj, duke u paraqitur si nëna e një gjimnazisteje që kishte nevojë për mësime në anglisht, ajo kontaktoi me viktimën 26-vjeçare, e cila jetonte në qytetin juglindor të Busan. Identiteti i saj nuk është bërë i ditur nga policia.

Jung më pas u shfaq në shtëpinë e mësueses e veshur me një uniformë shkolle që ajo kishte blerë në internet, thanë prokurorët. Pasi mësuesja e la të hynte, ajo e sulmoi duke e goditur me thikë më shumë se 100 herë. Më pas copëtoi trupin e gruas dhe e hodhi në një park të largët pranë një lumi në veri të Busanit.

A2 CNN Livestream

A2 Business