Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 6%
  • Kujdesi familjar 83%
  • Ndikimi i shoqërisë 11%

“Ne e kuptojmë Serbinë”. Rusia për “Shengenin” ushtarak të NATO-s: Do të ketë pasoja

Nga Xhevahir Qardaku
24 Nëntor 2023, 13:16 | Bota

Rusia reagon me kritika ndaj planeve të NATO-s për ndërtimin e një “shengeni ushtarak” për lëvizjen e lirë të forcave të armatosura dhe pajisjeve luftuese. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se një zhvillim i tillë përshkallëzon edhe më tej tensionet mes Moskës dhe Perëndimit, ndërsa paralajmëroi një reagim nëse propozimi do të bëhej realitet.

Kjo deklaratë nuk është gjë tjetër veçse nxitje e tensioneve në Europë dhe do të ketë pasoja. Deklarata të tilla nënkuptojnë se ata në Europë nuk duan të dëgjojnë shqetësimet tona. Ata flasin për sigurinë e tyre në dëm të sigurisë tonë. Dua të them edhe një herë, është NATO ajo që lëviz vazhdimisht infrastrukturën e saj ushtarake drejt kufirit tonë. Ne nuk po shkojmë drejt infrastrukturës së NATO-s. Dhe kjo nuk mund të mos shkaktojë shqetësim dhe nuk mund të mos çojë në masa hakmarrëse për të garantuar sigurinë tonë.

Dmitry Peskov, zëdhënës i Kremlinit

Më tej, zëdhënësi komentoi edhe deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për zhvillimin e marrëdhënieve me NATO-n dhe organizimin e stërvitjeve ushtarake me aleancën e Atlantikut të Veriut.

"Ne e kuptojmë mjedisin në të cilin ndodhet Serbia, natyrisht, mënyra më e mirë për të ndërtuar marrëdhënie është dialogu. Është shumë e vështirë për serbët, sepse ata janë nën presion të vazhdueshëm”, nënvizoi zëdhënësi i Kremlinit. Zyrtari i Putinit, shtoi më tej se Rusia dhe Serbia vazhdojnë të mbajnë një raport dhe partneritet të veçantë. Deklaratat e Peskov, vijnë pasi shefi i komandës së logjistikës së NATO-s, Gjenerali Aleksandër Sollfrank, shprehu shqetësimet e tij për burokracitë e shumta dhe vonesën e lëvizjes së trupave dhe armëve në Europë në rast të shpërthimit të një konflikti me Rusinë.

Aleanca perëndimore po mbështet vazhdimisht Ukrainën në betejën e saj për liri, ndërsa Kievi pret që të bëhet një vend anëtar. Megjithatë NATO ka theksuar shpesh se dëshiron të shmangë një luftë kundër Rusisë, duke marrë në konsideratë arsenalin e madh bërthamor të Moskës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu