Izraeli sulmon Bregun Perëndimor, Netanjahu: Po veprojmë kundër boshtit të Iranit

Nga Erjon Dervishi
21 Janar 2025, 19:21 | Bota

Izraeli sulmon Bregun Perëndimor, Netanjahu: Po veprojmë kundër

Forcat izraelite të sigurisë të mbështetura nga helikopterë bastisën qytetin e Bregut Perëndimor të Jeninit, duke vrarë të paktën tetë palestinezë në atë që kryeministri Benjamin Netanyahu e quajti një "operacion ushtarak në shkallë të gjerë dhe domethënës".

Aksioni, i nisur një ditë pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se po heq sanksionet ndaj kolonëve ultranacionalistë izraelitë që sulmuan fshatrat palestineze, u njoftua nga Netanyahu si një ofensivë e re kundër militantëve të mbështetur nga Irani. 

"Ne po veprojmë sistematikisht dhe me vendosmëri kundër boshtit iranian kudo që shtrin krahët e tij – në Gaza, Liban, Siri, Jemen dhe Jude dhe Bregun Perëndimor”, tha Netanyahu. 

Lëvizja në Jenin, ku ushtria izraelite ka kryer bastisje të shumta dhe inkursione në shkallë të gjerë gjatë viteve të fundit, vjen vetëm dy ditë pas fillimit të një armëpushimi në Gaza dhe nënvizon kërcënimin e më shumë dhunës në Bregun Perëndimor.

Hamasi me bazë në Gaza, i cili ka zgjeruar shtrirjen e tij në Bregun Perëndimor gjatë viteve të fundit, u bëri thirrje palestinezëve në territor që të përshkallëzojnë luftimet kundër Izraelit.

Me fillimin e operacionit, forcat palestineze të sigurisë u tërhoqën nga kampi i refugjatëve dhe zhurma e të shtënave të forta mund të dëgjohej në pamjet e telefonave celularë të shpërndarë në mediat sociale. Që nga fillimi i luftës në tetor 2023 në Gaza, qindra palestinezë dhe dhjetëra izraelitë janë vrarë në Bregun Perëndimor dhe Izrael dhe mijëra palestinezë janë arrestuar në bastisjet e rregullta izraelite.

"Në mëngjesin e 7 tetorit, IDF nën komandën time dështoi në misionin e saj për të mbrojtur qytetarët e Izraelit. Përgjegjësia ime për dështimin e tmerrshëm do të qëndrojë me mua për pjesën tjetër të jetës sime," shkroi Halevi në letrën e tij të dorëheqjes drejtuar Ministër i Mbrojtjes.

Sakaq, shefi i ushtrisë izraelite Herzi Halevi tha se do të jepte dorëheqjen më 6 mars, duke marrë përgjegjësinë për dështimin masiv të sigurisë më 7 tetor 2023, kur persona të armatosur palestinezë të Hamasit nga Gaza kryen një sulm ndërkufitar ndaj Izraelit.

Halevi, në një letër drejtuar ministrit të mbrojtjes të Izraelit, pritej gjerësisht të jepte dorëheqjen. Ai tha se do të përfundonte hetimet e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit në 7 tetor dhe do të forconte gatishmërinë e IDF-së për sfidat e sigurisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos