“Skifteri anti-kinez”, Marco Rubio betohet si Sekretar Shteti

Nga Erjon Dervishi
21 Janar 2025, 19:17 | Bota

“Skifteri anti-kinez”, Marco Rubio betohet si Sekretar Shteti

Senatori amerikan, Marco Rubio nga Florida, u bë i pari nga kandidatët e kabinetit të Presidentit Donald Trump i cili u betua në detyrë. Në fjalën e tij ai theksoi se politika e jashtme e SHBA nën Trump do të vendosë nevojat amerikane në radhë të parë.

“Premtimi parësor i Trump kur bëhet fjalë për politikën e jashtme është se prioriteti i Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara do të jenë Shtetet e Bashkuara, ai do të jetë më tej interesi kombëtar i këtij vendi”, tha Rubio pasi u betua përballë zv/Presidentit të SHBA, JD Vance.

Ai shtoi se një tjetër synim i politikës së jashtme nën Trump do të jetë promovimi i paqes.

“Sigurisht, paqja përmes forcës, paqes dhe gjithmonë pa braktisur vlerat tona", tha Rubio.

Senati amerikan konfirmoi njëzëri Rubion, një skifter anti-kinez dhe mbështetës i vendosur i Izraelit, vetëm disa orë pasi Trump mori detyrën. Vota nga Senati për kandidatët e tjerë të Trump priten të miratohen këtë javë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos