Izraeli vendos kushtet për paqen: Shkatërrimi i Hamasit, kontrolli i Gazës dhe “edukimi” i palestinezëve

Nga Xhevahir Qardaku
26 Dhjetor 2023, 16:14 | Bota

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ka përcaktuar 3 parakushtet e tij për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës.

Ne duhet të shkatërrojmë Hamasin, të çarmatosim Gazën dhe të zhdukim radikalizmin në të gjithë shoqërinë palestineze”, shkruan kreu i qeverisë në një opinion të publikuar në Wall Street Journal.

Netanjahu e mbështetë kushtin e parë në faktin që shkatërrimin e Hamasit e mbështesin Britania e Madhe, Amerikan, Franca dhe Gjermania.

Ne duhet të sigurohemi që Gaza të mos përdoret më kurrë si bazë për një sulm ndaj Izraelit. Kjo do të kërkojë krijimin e një zone të përkohshme sigurie rreth perimetrit të Gazës”, vijon më tej arsyetimin kryeministri izraelit.

Netanjahu zbulon dhe një plan për riedukimin e shoqërisë palestineze, në mënyrë që siç thotë ai, njerëzit të mbështesin luftën kundër terrorizmit.

Ndër të tjera, kryeministri thotë se jeta normale në Gaza mund të rikthehet vetëm pas plotësimit të këtyre 3 kushteve. 

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Debat nga Alba Alishani