Konflikti Iran-Izrael, Erdogan nuk i zë besë askujt

Nga A2 CNN
19 Prill 2024, 17:15 | Bota

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka komentuar sot përplasjen midis Izraelit dhe Iranit, që ka veshur prej ditësh me ankth, fatin e Lindjes së Mesme.

Pas faljes së namazit të së premtes në Stamboll, lideri turk ju tha gazetarëce se asnjë prej dy vendeve nuk mund të besohet për deklaratat respektive në lidhje me tensionet e krijuara.

“Tani, Izraeli thotë gjëra të ndryshme. Njëjtë, edhe Irani thotë gjëra të ndryshme. Askush nuk po i del për zot dhe e vërteta është se nuk ka asnjë deklaratë për këtë temë që të ketë kuptim. Nuk mund të thuash ‘ky po thotë të vërtetën’ sa i përket deklaratave të Iranit. Nuk mund ta thuash fare këtë as për ato të Izraelit.”

I pyetur se çfarë do të diskutojë me kreun e Hamasit Ismail Haniyeh kur ky i fundit të vizitojë Turqinë të shtunën, Erdogan refuzoi të japë detaje.

Turqia, një anëtare e NATO-s, ka denoncuar në vazhdimësi ofensivën e Izraelit në Gaza dhe ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

Erdogan e ka cilësuar Hamasin një "lëvizje çlirimtare" ndërsa ka kritikuar Perëndimin për atë që ai e quan mbështetjen e tyre të pakushtëzuar ndaj Izraelit, ndërsa Ankaraja ka vendosur kufizime tregtare ndaj Tel Avivit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi