Kremlini konfirmon zërat për modifikimin e kufijve detarë me vendet baltike

Nga A2 CNN
22 Maj 2024, 16:58 | Bota

Kremlini konfirmon zërat për modifikimin e kufijve detarë me

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov nuk e mohoi propozimin e Ministrisë së Mbrojtjes për mundësinë e ndryshimit të kufijve detarë në Detin Baltik me Finlandën dhe Lituaninë.

Peskov nënvizoi se niveli i tensioneve, veçanërisht në këtë rajon, kërkon hapa relativë nga ministritë dhe agjencitë ruse për të garantuar sigurinë kombëtare.

Në lidhje me këtë çështje, Peskov, i cituar nga agjencia Interfax, ftoi gazetarët të kontaktojnë Ministrinë e Mbrojtjes.

Më herët, një "burim politiko-ushtarak", i cituar nga agjencitë ruse tha se Moska nuk ka absolutisht asnjë qëllim për të ndryshuar kufijtë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024