Kryeministri Benjamin Netanyahu ka shkarkuar ministrin e Mbrojtjes Joav Gallant. Netanyahu dha arsyen se kishte humbur besimin te Gallant.
Me sa duket një konflikt u ngrit mbi çështjen se sa Izraeli duhet të bëjë lëshime ndaj Hamasit për të liruar pengjet e rrëmbyer në Rripin e Gazës një vit më parë.
Fatkeqësisht, edhe pse në muajt e parë të luftës ka pasur një besim të tillë dhe ka pasur një punë shumë të frytshme, gjatë muajve të fundit u shkërmoq ky besim, u shpreh Netanuyahu.
Nga ana e tij, Yoav Gallant ka bërë të ditur se shkarkimi i tij vjen si rezultat i mosmarrëveshjeve për pengjet.
“Ky shkarkim vjen si rezultat i mosmarrëveshjeve për tre çështje. E para, qëndrimi im vendimtar që të gjithë ata që janë në moshë ushtarake duhet të rekrutohen, duhet të shërbejnë pranë Forcave të Mbrojtjes së Izraelit dhe të mbrojnë shtetin e Izraelit. Ne nuk duhet të lejojmë që një ligj diskriminues dhe korruptiv të kalojë në parlamentin izraelit dhe të përjashtojë mijëra qytetarë", tha Gallant.
Gallant konsiderohej një mbështetës i zjarrtë i një marrëveshjeje me Hamasin për të liruar pengjet që mbaheshin ende në Rripin e Gazës. (A2 Televizion)