
“Odiseja”, filmi më i ri i regjisorit fitues të çmimit Oscar, Christopher Nolan, ka marrë vlerësime të jashtëzakonshme nga kritika ndërkombëtare që në ditët e para të shfaqjes.
I bazuar në poemën epike të Homerit, filmi është projekti i parë i Nolan pas suksesit të madh të “Oppenheimer” (2023), i cili u shpall fitues i çmimit Oscar për filmin më të mirë.
Kritikët e kanë pritur me entuziazëm produksionin e ri. Gazeta "The Telegraph" e ka cilësuar “Odisenë” si “filmin e vitit”, ndërsa Metro shkruan se vepra e Nolan “do ta ndryshojë kinemanë përgjithmonë”. Nga ana tjetër, "The Times" e përshkruan filmin si “një kryevepër në çdo aspekt”, ndërsa "The Standard" e vlerëson si një “vepër kolosale të kinematografisë”.
Filmi mbledh një kast të jashtëzakonshëm aktorësh, ku bëjnë pjesë Matt Damon, Zendaya, Tom Holland, Robert Pattinson, Anne Hathaway, Charlize Theron dhe Lupita Nyong’o.
Në qendër të historisë është Odiseja, i interpretuar nga Matt Damon, heroi legjendar dhe mbreti i Itakës, i cili nis një udhëtim të gjatë dhe të rrezikshëm drejt shtëpisë pas përfundimit të Luftës së Trojës.
Në këtë rrugëtim, ai përballet me sprova të shumta për t’u ribashkuar me bashkëshorten dhe djalin e tij, të luajtur nga Anne Hathaway dhe Tom Holland.
(A2 Televizion)