Nga refuzimi i Himçit te telefonata e Berishës, gazetari zbulon parapaskenat: Si u vendos Korreshi përballë Nokës

Nga A2 CNN
15 Korrik 2026, 21:48 | Politikë
 

Gazetari Lavdërim Hita ka zbuluar prapaskenat e zhvillimeve të fundit brenda Partisë Demokratike, duke hedhur dritë mbi mënyrën se si u përzgjodh rivali i Flamur Nokës në garën e brendshme për sekretar të përgjithshëm të selisë blu.

Sipas Hitës, kryetari i PD-së, Sali Berisha, u detyrua të propozonte deputetin Saimir Korreshi vetëm pasi kandidatura e parë e piketuar, Himçi, refuzoi të futej në garë.

I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Hita tha se Berisha ka telefonuar Korreshin dhe kandidatët e tjerë, dhe ata kanë pranuar.

U informova pak më herët për prapaskenat e përzgjedhjes. Burimet i kam shumë të sigurta dhe shumë pranë z.Berisha. Fakti që deri nga mesdita ata s’kishin një kandidaturë tjetër për t’i vendosur përballë z.Noka, sepse z.Himçi kishte refuzuar propozimin për të qenë kandidaturë kundërparte dhe më pas është propozuar z.Korreshi, i cili pas një telefonate që ka pasur në ‘vivavoce’ midis Berishës dhe dy të tjerëve ka pranuar me shumë kënaqësi për të qenë kandidat. Është e vërtetë ajo që tha z.Berisha që sot i kam telefonuar dhe ata kanë pranuar. Dikush s’ka hapur telefonin dhe është e kuptueshme sepse e kanë kuptuar që në momentet e fundit s’kanë pasur mundësi për të lobuar apo të kishin komunikim me anëtarët e Këshillit Kombëtar”, tha Hita.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos