Pensionet mes Shqipërisë dhe Greqisë, mes afateve optimiste dhe rrezikut të zvarritjeve burokratike

Nga Marjo Brakaj
15 Korrik 2026, 19:43 | Ekonomi

Dy deri në tre vite në skenarin optimist dhe mbi pesë vite në rast se do të ketë zvarritje të procesit. Kaq kohë do t’u duhen Shqipërisë dhe Greqisë për të bërë të mundur njohjen e pensioneve për qytetarët e të dy vendeve.

Dy vite janë të mjaftueshme që pretendimet e dy palëve dhe pikat ku nuk ka dakordësi të axhustohen. Pastaj kryeministrat e dy vendeve apo përfaqësuesit me kompetenca të deleguara do të kenë rrugën e shtruar për të firmosur marrëveshjen.”, tha Kujtim Hoxha, ekspert i sistemit të pensioneve. 

Për gazetarin shqiptar në Greqi, Etmond Guri, më i pritshëm është skenari i dytë, ai i një pritjeje mbi 5-vjeçare.

“Çështja ‘Beleri’, e kthyer në fenomen, ka acaruar marrëdhëniet mes dy vendeve. Greqia, për herë të parë, mori një kundërshti nga Shqipëria dhe sheshimi i marrëdhënieve do të kërkojë kohë.

Por dy vite pasi qeveria greke pranoi për herë të parë, në mbi tre dekada e gjysmë, të ulej në bisedime për njohjen e pensioneve të shqiptarëve, pasuar nga dy takime në Athinë dhe Tiranë, qeveria shqiptare është optimiste.

“Në nivel teknik do të thotë që administrata shtetërore, me njerëzit që kanë vjetërsinë e punës këtu dhe atje, kanë të gjitha detajet teknike për të shtruar rrugën drejt arritjes dhe zbatimit të marrëveshjes.”, tha  Kujtim Hoxha, ekspert i sistemit të pensioneve. 

Greqia është shteti me numrin më të lartë të emigrantëve shqiptarë, mbi 670 mijë të tillë, e ndjekur nga Italia, Maqedonia e Veriut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo Gjermania. (Grafik 1)

Por pse u deshën mbi tre dekada pritje për njohjen e pensioneve me Greqinë, shtetin ku ndodhet diaspora më e madhe shqiptare?

“Është çështje vullneti politik, por edhe ekonomik. Janë shumë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi dhe kjo i kushton shumë para vendit fqinj në rast të njohjes së pensioneve.” tha Etmond Guri, gazetar shqiptar në Greqi.

Në rast të arritjes së një marrëveshjeje, emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi do të mund të bashkonin vitet e punës në të dy shtetet, për të përfituar kështu pensionet përkatëse. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos