
Një makinë e Policisë Bashkiake në Vlorë ka përplasur një fëmijë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen "29 Nëntori" aty ku mjeti i Policisë Bashkiake i drejtuar nga një efektiv ka goditur një fëmijë 13 vjeç
Fëmija në ato momente ka qenë duke kaluar rrugën në vijat e bardha. Fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Ai është transportuar në spital për ndihmë më të specializuar mjekësore. Ndërkohë që policia ka nisur verifikimet për rastin në fjalë. (A2 Televizion)