
Në ditën e fundit të përfundimit të mandatit që Parlamenti i ka dhënë Komisionit të Reformës Territoriale, mazhoranca dhe opozita u përfshinë në debate duke akuzuar për sabotim të punës.
15 korriku ishte dita në të cilën Komisioni duhej t’i dërgonte seancës plenare hartën e retë ndarjes administrative të vendit, që ajo të ishte funksionale dhe e zbatueshmë për zgjedhjet vendore të vitit 2027, por opozita kërkon shtyrje të afatit.
Tensionet kaluan përtej dy bashkëkryetarëve. Komisioni i Reformës Territoriale funksionon me numër të barabartë anëtarësh, çka pamundëson vendimmarrjen në mungesë të dakordësisë. (A2 Televizion)