
Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale u mblodh sot për të diskutuar mbi ecurinë e punës dhe raportet e paraqitura nga ekspertët.
Ekspertët e mazhorancës kanë paraqitur variantin e propozuar nga Partia Socialiste për reformën administrativo-territoriale, i cili parashikon bashkime të mesme të njësive vendore dhe rialokim të funksioneve plotësuese.
Ky variant parashikon një konsolidim të moderuar, ku bashkimet do të përqendrohen te njësitë vendore me kapacitete më të kufizuara, me qëllim që bashkitë të kenë mundësi të ushtrojnë më me siguri funksionet bazë dhe ato të zgjeruara.
Sipas propozimit të paraqitur nga PS-ja, disa funksione të specializuara plotësuese mund të rialokohen te qeveria qendrore, përmes bashkëpunimit ndërbashkiak ose në nivelin e dytë të qeverisjes vendore.
(A2 Televizion)