"Po ça fushate do të bëja unë me Flamurin". Saimir Korreshi flet për kandidimin në PD

Nga A2 CNN
15 Korrik 2026, 18:52 | Politikë

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar pas zyrtarizimit të kandidaturës së tij për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së.

Në një prononcim për mediat, gjatë kohës që në Këshillin Kombëtar vijon procesi i votimit, Korreshi e cilësoi kandidimin e tij si një vendim të marrë në momentet e fundit, por theksoi se ishte një zgjedhje e pavarur.

“Është vendim i ditës së sotme”, u shpreh Korreshi, ndërsa shtoi se kandidimi nuk i është imponuar nga askush.

Korreshi foli edhe për garën me sekretarin aktual të Përgjithshëm, Flamur Noka, duke thënë se të dy janë figura të njohura brenda strukturave të partisë.

Tani ja fushatën do ta bëj unë me Flamurin. Jemi të dy deputetë, na njeh i gjithë Këshilli”, tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos