
Zbardhen detaje të reja nga vdekja e të paraburgosurit në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës.
Burime për gazetarin e A2CNN Edi Ruçi, bëjnë me dije se viktima është një 54-vjeçar, i cili ndodhej në paraburgim për veprën penale të lëndëve narkotike.
Sipas të njëjtave burime, 54-vjeçari fillimisht ka pësuar një parainfarkt brenda ambienteve të paraburgimit. Menjëherë është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, por gjatë rrugës ka pësuar një tjetër goditje në zemër.
Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai ka mbërritur në spital pa shenja jete. (A2 Televizion)