Të veshur me të zeza, dhe me portretet e Ebrahim Raisit nw duar, mijëra qytetarë iranianë u mblodhën të martën për të marrë pjesë në homazhet për presidentin e vrarë në një aksident ajrore se bashku me ministrin e jashtëm dhe 7 persona të tjerë.
Ceremonitë shtetërore që do të zgjasin deri të enjten, synojnë nderimin e të vdekurve dhe projektimin e forcës në rajonin e trazuar të lindjes së mesme. Homazhet nisën në Tabriz, qyteti më i madh pranë zonës ku u rrëzua helikopteri, ku automjeti me arkivolet parakaloi nëpër rrugët e ngushta i shoqeruar nga mijëra qytetarë.
Trupat u shoqëruan drejt Qom, i konsideruar si qyteti i dytë më i shenjtë në vend, para së të udhëtonin për në Teheran.
Ceremonitë do të mbyllen të enjten me varrimin në tempullin e Imam Reza në qytetin e shenjtë të Mashhad.
E megjithatë jo të gjithë janë hidhëruar nga vdekja e Raisit. Politikat e tij të ashpra kanë bërë që shumë ta urrenin, dicka që nuk po hezitojnë ta shprehin edhe në rrjetet sociale. Kryeprokurori i vendit, u zotua se të gjitha ata që do të perdorin mediat sociale për të fyer presidentin do të ndëshkohen.
Deri më tani nuk është bërë i ditur shkaku i aksidentit që ndodhi ne kushtet e mjegullës së dendur në terren malor.
Në të kaluarën edhe president të tjerë përfshirë Mahmud Ahmadinexhad dhe Abolhasan Banisadr i kanë mbijetuar aksidenteve me helikopter gjatë kohës në detyrë.
Irani ka urdhëruar ngritjen enjë komisioni të lartë për hetimin e ngjarjes, ndërsa në perëndim ekziston frika se gishti do të drejtohet nga Izraeli e madje edhe SHBA, çka do t’i hapte rrugën përshkallëzimit të konflikit në lindjen e mesme.
Rusia nga ana e vet nuk e le t’i shpëtojë rasti, pa i hedhur benzinë zjarrin. Ministri i jashtëm Sergei LAvrov fajëson SHBAqë siç thotë me sanksionet kundër Iranit ka minuar sigurine e aviacionit në vend dhe ka vënë në rrezik jetët e qytetarëve atje. (A2 Televizion)