Lideri serb i Bosnjës Milorad Dodik i bëri thirrje diasporës serbe në Shtetet e Bashkuara, që të votojnë për Donald Trump, i cili sipas tij është në gjendje të kuptojë më mirë situatën në Bosnje-Hercegovinë.
“Ftoj të gjithë përfaqësuesit e komunitetit serb në SHBA që të mbështesin kandidatin republikan Donald Trump në zgjedhjet presidenciale. Kthimi i tij në udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara do të nënkuptonte kthimin në një politikë të jashtme racionale dhe të drejtë, mbi të cilën edhe stabiliteti global varet”, tha Dodik.
Për Dodikun, mandati i parë i Donald Trump tregoi se ai është një president i paqes, me përgjegjësi dhe që respekton të gjitha palët.
"Si një familjar, i krishterë, serb, baba, gjysh dhe mbi të gjitha një politikan racional dhe pragmatik, shpresoj sinqerisht për një fitore të Donald Trump. Amerika me të në krye do të ishte një Amerikë që kupton diversitetin dhe zbaton ndryshimet me ai pozitiv”, tha Dodik. (A2 Televizion)