Makina përplaset me qendrën shëndetësore, 1 viktimë dhe 5 të plagosur, mes tyre edhe fëmijë

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2024, 10:48 | Bota

Makina përplaset me qendrën shëndetësore, 1 viktimë dhe

Një makinë u përplas në dhomën e urgjencës të një qendre shëndetësore në Austin, Teksas, të martën pasdite, duke vrarë shoferin dhe duke plagosur pesë persona.

Sipas mediave ndërkombëtare, mes të plagosurve është edhe një fëmijë i vogël në gjendje të rëndë. Policia e Austin tha se përplasja nuk besohej të ishte e qëllimshme, bazuar në informacionin fillestar.

Nga pesë personat e plagosur, dy të rritur dhe dy fëmijë janë dërguar për mjekim në spitalet e tjera, ndërsa personi i pestë është trajtuar në vendngjarje.

A2 CNN Livestream

Dita jonë