Sulmet vdekjeprurëse ndaj gardianëve, Kolumbia shpall emergjencë në burgje

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2024, 08:57 | Bota

Sulmet vdekjeprurëse ndaj gardianëve, Kolumbia shpall emergjencë

Kolumbia ka shpallur një “emergjencë ” mbarëkombëtare në burgje, pas një sërë sulmesh ndaj gardianëve që lanë një të vdekur. Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Drejtësisë. Masa vjen pasi një roje u qëllua nga dy burra me motor në hyrje të një burgu në Kartagjenën veriore, më 10 shkurt.

Sulme të tjera kanë ndodhur në departamentin jugperëndimor të Valle del Cauca, ku autoritetet raportuan se disa roje u plagosën. Mediat lokale thanë se ata ishin qëlluar në një sulm, njoftojnë mediat ndërkombëtare.

“Sapo kemi miratuar unanimisht shpalljen e një emergjence burgu për të rritur sigurinë", tha në një konferencë shtypi Ministri i Drejtësisë Nestor Osuna.

Ai shtoi se, masat kishin për qëllim mbrojtjen e jetës dhe integritetit të rojeve të burgut dhe zhdukjen e plotë të zhvatjes dhe korrupsionit, që vjen nga burgjet.

Para valës së sulmeve, sindikata e gardianëve të burgut kishte kërcënuar se do të hynte në grevë, nëse nuk merreshin masat. Osuna tha se një prokuror special do të caktohet për të hetuar vrasjet e rojeve të burgut dhe një tjetër për të trajtuar zhvatjen dhe korrupsionin në burg.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli