Sondazh: Preferoni që emri i fëmijës tuaj të jetë:
  • Tradicional 42%
  • Modern 8%
  • I trashëguar 8%
  • Unik 42%

"Akte terroriste", shpërthime në disa tubacione gazi në Iran

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2024, 08:35 | Bota

"Akte terroriste", shpërthime në disa tubacione gazi në

Disa tubacione gazi kanë shpërthyer në jugperëndim të Iranit, si pasojë e sulmit të terroristëve. Lajmi është bërë i ditur për TV shtetëror iranian nga drejtori i Qendrës Strategjike të Gazit, Saeed Aghli.

“Shpërthimet në disa pjesë të tubacioneve të gazit në Iran, herët këtë mëngjes, u shkaktuan nga aktet terroriste të kryera nga sabotuesit”, tha Aghli, duke shtuar se deri më tani nuk është raportuar për viktima.

Sulmet terroriste ndodhën në orën 00:31 në tubacionet e gazit pranë Boroujen në provincën Chaharmahal dhe Bakhtiari dhe gjithashtu në Safashahr në provincën Fars”, tha ai.

“Zjarret janë vënë nën kontroll pothuajse në të gjitha gazsjellësit dhe aktualisht nuk ka probleme në kalimin e gazit në qytetet dhe fshatrat e krahinave, me përjashtim të disa fshatrave afër shpërthimeve”, nënvizoi Aghli.

 

 

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli