Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 67%
  • Mungesa e kohës 22%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 11%

Dhoma e Përfaqësuesve akuzon sekretarin e parë të sigurisë në SHBA

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2024, 07:57 | Bota

Dhoma e Përfaqësuesve akuzon sekretarin e parë të

Dhoma e Përfaqësuesve votoi të martën me një diferencë jashtëzakonisht të ngushtë votash, për fajësimin e Sekretarit të Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas, duke e bërë atë anëtarin e parë të kabinetit që përballet me akuza në gati 150 vjet.

Shumë republikanë fajësojnë zotin Mayorkas, për një fluks të paprecedentë emigrantësh në kufirin SHBA-Meksikë.

Dhoma e udhëhequr nga republikanët votoi 214 pro dhe 213 kundër, pasi përpjekja e parë dështoi, javën e kaluar. Çështja tani shkon në Senatin e udhëhequr nga Demokratët, ku ka të ngjarë të dështojë.

Presidenti Joe Biden e quajti të martën votimin një "akt flagrant antikushtetues" dhe një "marifet politik".

Në një deklaratë të lëshuar menjëherë pas votimit, Biden mbrojti zotin Mayorkas, duke e quajtur atë një nëpunës publik të nderuar.

“Ai ka mbështetur me besnikëri sundimin e ligjit dhe ka demonstruar një përkushtim të thellë ndaj vlerave që e bëjnë kombin tonë të madh”, tha presidenti.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare tha se republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve "do të mbahen mend nga historia për shkeljen e Kushtetutës", pas votimit për shkarkimin.

Kundërshtarët e zotit Mayorkas e akuzuan atë se nuk e respektoi betimin e tij për të "kryer mirë dhe besnikërisht detyrat" e zyrës së tij, duke dështuar të bëjë më shumë për të siguruar kufirin.

Votimi u nda kryesisht sipas linjave partiake, me 210 demokratë që votuan kundër shkarkimit, së bashku me tre përfaqësues republikanë: Tom McClintock nga Kalifornia, Ken Buck nga Kolorado dhe Mike Gallagher nga Wisconsin.

Më shumë se 6.3 milionë emigrantë kanë hyrë ilegalisht në SHBA që nga viti 2021, duke e bërë emigracionin një çështje përçarëse dhe politikisht të diskutueshme përpara zgjedhjeve të nëntorit. Çështja është fokusi kryesor i fushatës së Donald Trump për të larguar zotin Biden nga detyra.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli