Më pak lule për Shën Valentin, britanikët do të blejnë më pak ose më shtrenjtë për shkak të Brexit

Nga Anxhela Celibashi
14 Shkurt 2024, 10:09 | Bota

Britanikët rrezikojnë të mos gjejnë lule për Ditën e shën Valentinit këtë Vit. Rritja e barrierva doganore për shkak të procesit të Brexit, ka bërë që edhe importi I këtij produkti të bëhet më I vështirë.

Menaxherët e Gjirafa Flower në Mancester, thonë se  procedurat në piakt e kalimit kufitarë do tëjellin vonesa në mbërritjen e produkteve, por edhe kosto të shtuara për lulet.

Kjo kompani lulesh, operon me dy dyqane në qytetin verior anglez,  dhe pret të shes rreth 7 000 trëndafila për ditën e Shën Valentinit.

Një buqetë më trëndafila të kuq në këtë dyqan shkon rreth 40 paund, por deri në vitin e ardhshëm pritet të  kushtoj më shumë, rreth 50 paund.

Anna Molicka, shef luleshitëse në Giraffe Floëers, pret  që çmimet e luleve të rriteshin deri në 20% si rezultat.

"Unë nuk mendoj se kufijtë janë gati për këtë, ndoshta lulet që kemi porositur do të vonohen 2 ditë dhe kjo më pas ndikon në  në cilësinë e luleve... ato nuk do të vijnë tek ne aq të freskëta si gjithmonë. Klientët thjesht do të blejnë më pak për Shën Valentin”,  tha ajo.

Që nga 31 janari, tregtarëve të disa produkteve shtazore dhe bimore, si mishi i ftohtë dhe i ngrirë, vezët, djathi dhe disa lule të prera, u kërkohet të paraqesin Certifikatat e Shëndetit të Eksportit (EHC) tek autoritetet britanike.

Industria holandeze e eksportit të luleve ka kundërshtuar gjithashtu vendosjen e kontrolleve kufitare për këtë produkt.

Qeveria britanike thotë se është e përkushtuar që të ofroj shërbimin më të mirë në pikat kufitare duke punuar me sistemin më të avancuar të kontrollit në botë, por bizneset – duke filluar nga luleshitësit apo edhe prodhuesit e ushqimeve – janë të shqetësuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos