Marrëveshje me separatistët për të qëndruar në pushtet, Madridi në rrugë kundër Sanchez

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2023, 09:43 | Bota

Mijëra qytetarë të Madridit dolën në shesh dhe protestuan dhunshëm, mbrëmjen e kaluar, pasi socialistët e Pedro Sanchez nënshkruan marrëveshjen me separatistët katalanas, për të mbajtur pushtetin.

Protesta pati momente të mëdha tensioni dhe u desh ndërhyrja e forcave të policisë për të shmangur përshkallëzimin e saj.

Partia Socialiste u votëbesua mbrëmë në Kuvend pas marrëveshjeve që arriti me shumë parti të vogla rajonale.

Një ndër pikat që protestuesit kundërshtonin është ajo e amnistisë që iu premtua partisë Junts për lirimin e liderëve të përfshirë në organizimin e referendumit për pavarësinë e Katalunjës në vitin 2017.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni