Ka marrë fund arratia e personit të armatosur përgjegjës për vrasjen e 8-fishtë që u regjistruan në zona të ndryshme të qytetit Joliet të Illinois, fundjavën e kaluar.
Autori, 23-vjeçari Romeo Nance, u qëllua për vdekje pranë qytetit Natalia në Teksas gjatë një konfrontimi me forcat e policisë, të cilat ishin ngritur në këmbë për kapjen e tij.
Romeo i kreu vrasjet në vende të ndryshme të qytetit të vogël. Shtatë nga viktimat u gjetën në dy shtëpi, teksa e teta u zbulua të dielën.
Në një deklaratë, departamenti i policisë Joliet tha se Nance ishte pikasur nga Marshallët e SHBA-së, pranë Natalias rreth orës 20:30.
Motivi i sulmit nuk është bërë menjëherë i qartë, por i dyshuari besohet se i ka njohur viktimat. (A2 Televizion)