Masakra familjare në Palermo, ku Giovanni Barreca vrau gruan e tij dhe dy fëmijët e tyre, ka nxjerrë në pah fenomenin e sekteve në Itali. Sipas mediave italiane këto janë komunitete, në dukje mikpritëse dhe joshëse, të cilat në realitet shfrytëzojnë brishtësinë sociale dhe psikologjike të njerëzve për t'i reduktuar në një lloj skllavërie.
Sipas të dhënave, në Itali ka mbi 500 sekte, ndërsa italianët e përfshirë janë 2 milionë me mbizotërim (35%) të rinj nën 35 vjeç. Ato u përhapën kryesisht në periudha krize, si kriza ekonomike e vitit 2008 dhe gjatë pandemisë e koronavirusit Covid e 2020-21.
Ndër grupet e ndryshme, më i përhapuri (40%) është ai i psikosekteve të cilat paraqiten si grupe studimi që mësojnë se si të forcohet mendja. Në vijim me 30% janë sektet që preferojnë kulte ekstreme si satanizmi dhe spiritualizmi, duke përfunduar me 15% secila mes sekteve magjiko-ezoterike dhe pseudo-fetare.
Në vitin 2021, ekzorcistët e pranishëm në Itali ishin midis 250 dhe 300, gjysma e atyre që ekzistonin në botë. Mesatarisht, çdo vit ka 2000 kërkesa për ekzorcizëm në dioqeza, por vetëm në 5% të rasteve ka nevojë reale për një ndërhyrje. Mosha mesatare e njerëzve që kërkojnë ndihmë është midis 40 dhe 50 vjeç.
Masakra në Palermo ndodhi tre ditë më parë, ku 54-vjeçari Giovanni Barreca, një fanatik fetar, vrau gruan dhe dy nga tre fëmijët e tij. Gruaja u vra, u dogj dhe u varros dhe mbetjet njerëzore që i atribuoheshin asaj u gjetën pranë shtëpisë së familjes. Kurse dy fëmijët Emanuel dhe Kevin të moshës 3 dhe 16 vjeç, ndërsa vajza e tij e tretë, 17 vjeç arriti të shpëtojë.
Hetuesit po ndjekin gjurmët e sektit fetar. Sipas dëshmisë së vajzës së tretë, e cila arriti të shpëtonte veten, babai do të ishte zgjuar natën në shtrëngimin e turmave demonike duke thënë fraza të tilla si: "I çlirova nga Satanai". Janë arrestuar edhe disa të njohur që dyshohet se kanë marrë pjesë në krimin e trefishtë. (A2 Televizion)