"Mund të largojë SHBA nga NATO", deklarata shokuese e ish-zyrtarit të lartë për Trump

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2024, 07:29 | Bota

"Mund të largojë SHBA nga NATO", deklarata shokuese e

Nëse Trump do të fitojë zgjedhjet presidenciale në nëntor, do të dalë nga aleanca e NATO-s. Ky është komenti i një ish-zyrtari të lartë amerikan, i cili ka shërbyer si në administratën e Trump, ashtu dhe të Biden në nivele të larta.

"NATO do të ishte në rrezik të vërtetë. Mendoj se ai do të përpiqet të largohet", ka thënë John Bolton, ish-këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare.

Sakaq, një ditë më parë, aleatët e NATO-s reaguan të alarmuar pas deklaratës së Trump. Ky i fundit tha se nëse rizgjidhej nuk do të mbronte nga sulmet ruse anëtarët që nuk paguajnë detyrimet financiare.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cilësoi komentet si tepër të rrezikshme për sigurinë e ushtarëve europianë dhe amerikanë.

A2 CNN Livestream

A2 Business