Kur janë numëruar mbi 77 milionë vota, Donald Trump kryeson numërimin e zgjedhjeve, duke siguruar 178 vota në Kolegjin Zgjedhor, ndërsa Kamala Harris ndjek me 91 vota.
Sipas të dhënave të fundit, Trump ka marrë epërsinë në shtetin kyç, Pennsylvania, ndërsa Harris po kryeson në New Mexico dhe Arizona.
Sipas projeksioneve të CNN, kandidatja demokrate fiton, ashtu siç pritej, shtetin e Nju-Jorkut dhe Colorado-n, ndërsa Trump fiton Montana-n dhe Louisiana-n dhe Utah.
Më herët Trump siguroi shtetet Florida, Oklahoma, Missouri, Tenesee, Alabama, Indiana dhe Kentucky. ndërsa demokratja Harris fitoi Massachusetts, Maryland, Distriktin e Kolumbias, ku ndodhet edhe kryeqyteti i vendit, Ëashington DC dhe Vermont.
Secilit kandidat i duhen 270 vota për t’u shpallur president. (A2 Televizion)