Gjermania do të votojë më 23 shkurt 2025 për zgjedhjet federale të cilat do të formësojnë qeverinë e re pas rënies së koaliconit trepartiak të kancelarit Olaf Scholz javën e kaluar.
Presidenti Federal gjerman, Frank-Walter Steinmeier, miraton orarin e fraksioneve qeveritare dhe fraksionit të Unionit për zgjedhjet e reja të Bundestagut. Bazuar në "vlerësimin aktual", Steinmeier e konsideron "23 shkurtin 2025 si një datë realiste për zgjedhje të reja", shpjegoi Zyra e Presidentit Federal. Sipas ligjit themelor, presidenti federal ka rolin e shpërndarjes së Bundestagut dhe shpalljes së zgjedhjeve të reja.
Data e zgjedhjeve është një kompromis midis opozitës konservatore, e cila donte një votim në janar nga frika se mos e linte Gjermaninë pa timon në një kohë krize ekonomike dhe diplomatike, ndërsa Scholz donte zgjedhje në mes të marsit për t'u dhënë autoriteteve dhe partive më shumë kohë për t'u përgatitur.
Kreu opozitar gjermane shprehet i pakënaqur me këtë datë.
“Nuk do ta fsheh se mund ta kisha imagjinuar që e gjithë kjo të ndodhte më herët. Në fakt, ne po humbasim një muaj me këtë orar të cilin kancelari madje donte ta zgjaste deri në janar, zgjedhjen e Bundestagut të ardhshëm dhe për rrjedhojë edhe formimin e qeverisë. Megjithatë, besoj se kjo është e pranueshme”, theksoi Friedrich Merz, kandidat i CDU për Kancelar.
Inflacioni, pushtimi rus i Ukrainës, konkurrenca e shtuar nga Kina dhe kthimi i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë janë kombinuar për të krijuar një “stuhi të përsosur” për Gjermaninë, ekonomia e së cilës, më e madhja e Evropës, lulëzoi nga energjia e bollshme dhe një mjedis politik ndërkombëtar pro-tregtar.
Një qeveri me një shumicë të qartë do të ishte më në gjendje të hapte tema si frenimi i borxhit të Gjermanisë, i fajësuar nga shumë ekonomistë për normën e ulët të investimeve të vendit, ose të vërë para në dispozicion për industritë strategjike. (A2 Televizion)