Vetëm 120 fjalë| Premtimi i madh i kryeministrit britanik në Samitin për Klimën COP29

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2024, 16:42 | Bota

Vetëm 120 fjalë

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer mori vetëm tre minuta për të diskutuar përgjigjen e Mbretërisë së Bashkuar ndaj ndryshimeve klimatike në Samitin Botëror për Klimën COP29.

Sipas mediave të huaja, ai tha se dëshiron që Mbretëria e Bashkuar të jetë "në vijën e parë" në adresimin e ndryshimeve klimatike.

Starmer konfirmoi objektivin e Mbretërisë së Bashkuar për të reduktuar gazrat serrë me të paktën 81%, në nivelet e vitit 1990 deri në vitin 2035, duke e vendosur Mbretërinë e Bashkuar "tre muaj përpara" afatit të vendosur ndaj saj.

Ai foli edhe për financat, duke theksuar se qeveria laburiste do të respektojë një premtim konservator për të siguruar 11.6 miliardë paund financa për Klimën midis prillit 2021 dhe marsit 2026.

Kujtojmë se Mbretërua e Bashkuar është një ndër ndotësit e mëdhenj në rang global, për shkak të zhvillimit të madh industrial dhe gazrave të emetuar.

Në Samitin Botëror për Klimën në Baku të Azerbajxhanit merr pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shkruan A2 CNN.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos