Raportimi për abuzim seksual të fëmijëve, Kryepeshkopi britanik jep dorëheqjen

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2024, 15:20 | Bota

Raportimi për abuzim seksual të fëmijëve, Kryepeshkopi

Kryepeshkopi i Canterbury-t ka dhënë dorëheqjen pasi një raport zbuloi se Kisha e Anglisë mbulonte skandalin e abuzimit seksual nga një avokat.

Justin Welby tha: "Duke kërkuar lejen e hirshme të Madhërisë së Tij Mbretit, kam vendosur të jap dorëheqjen".

Vendimi për dorëheqjen vjen pasi rishikimi i pavarur i Makin mbi abuzimin e fëmijëve dhe të rinjve nga John Smyth QC u publikua javën e kaluar.

Përgjatë pesë dekadave në tre vende të ndryshme dhe duke përfshirë rreth 130 djem dhe të rinj në Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikë, John Smyth QC thuhet se i ka nënshtruar viktimat e tij përmes sulmeve traumatike fizike, seksuale, psikologjike dhe shpirtërore, trauma që janë shënuar përgjithmonë në jetën e tyre.

Raporti arriti në përfundimin se ai mund të ishte sjellë para drejtësisë, nëse zoti Welby do ta kishte raportuar zyrtarisht atë në polici një dekadë më parë, shkruan A2 CNN.

“Smyth vdiq në moshën 75-vjeçare në Cape Town në vitin 2018, ndërsa ishte nën hetim nga Policia e Hampshire dhe kështu "nuk u soll kurrë para drejtësisë për abuzimin", thuhej në raport. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos