Robert Fico, kryeministër i Sllovakisë, është shprehur pro anëtarësimit të Ukrainas në BE, por ka hedhur dyshime të mëdha për anëtarësimin e shtetit në luftë në NATO.
Kryeministri i Sllovakisë është shprehur se kjo do të niste menjëherë Luftën e Tretë Botërore.
“Si vend fqinj i Ukrainës, Sllovakia siguron mbështetjen e saj të plotë për të. Ne vazhdimisht mbajnë mbledhje të të dy qeverive. Shqetësimi ynë kryesor tani është sesi ta kalojmë dimrin e ashpër, sepse do të jetë shumë i vështirë për popullin ukrainas. Ne ofrojmë ndihmën tonë për aq sa mundemi, përfshirë këtu edhe asistencën ushtarake, por nuk besojmë se lufta e kriza në Ukrainë, zgjidhen ushtarakisht. Nga ana tjetër, aspiratat e Ukrainës për zhvillim kanë nevojë për mbështetje, sikurse edhe dëshira e Kievit zyrtar për tu bashkuar në BE.
Gjithsesi, sa i takon NATO-s, unë besoj se nëse Ukraina bashkohet me aleancën ushtarake, kjo do të nënkuptonte nisjen e Luftës së Tretë Botërore. Sigurisht, Sllovakia është një vend i vogël dhe nuk ka asnjë influencë në ambiciet e Ukrainës. Për NATO-n, duhet që parlamenti i çdo shteti anëtar të aprovojë fillimisht anëtarësimin e Ukrainës dhe çdo vend anëtar duhet të jetë i bindur në vendim. Sa kohë unë jam kryeministër i Sllovakisë, unë flas vetëm në emër të Sllovakisë: Ukraina nuk i përket NATO-s. kjo do ti përshkallëzonte më tej tensionet, që janë të padëshirueshme.
Ne duhet të diskutojmë për disa limite që duhet ti vendosen, aspiratave legjitime të Ukrainës. Ukraina duhet të arrijë sa më shpejt paqe dhe duhet të respektojë të gjithë ligjet. Ukraina mund t’i bashkohet Bashkimit Euroipian por Ukraina, përfundimisht, nuk mund të jetë pjesë e NATO-s”, tha Robert Fico, kryeministër i Sllovakisë. (A2 Televizion)